Showbiz

Rihanna së shpejti vjen me projekte të reja muzikore: “Nuk do të zhgënjeheni”

Ylli i muzikës Rihanna ka konfirmuar se është duke punuar për projekte të reja muzikore.

Në një intervistë virtuale për “Entertainment Tonight” ajo u shpreh se po punon për disa prurje të reja nga të cilat nuk do të zhgënjehemi.

“Jam gjithmonë duke punuar në muzikë dhe kur jam gati ta publikoj në mënyrën si e ndjej unë, do të dalë. Dhe ju nuk do zhgënjeheni kur të jetë ky moment. Do ia vlejë gjithçka. Nuk do publikoj diçka vetëm sepse njerëzit po presin, ka marrë kaq kohë, duhet t’ia vlejë”, u shpreh Rihanna.