Rikoshet

Emisioni “RIKOSHET” u krijua dhe filloi transmetimin e parë në Top Albania Radio në 2 Mars 2007 me iniciativen e stafit te Top Albania Radios dhe prezantuesit e parë kanë qënë Florjan Binaj, Gentian Zenelaj, Ermal Mamaqi, Julian Deda, më pas Elvis Pupa. Në 2009-ën bashkëprezantues erdhi Adi Pojana dhe që prej 2011-ës edhe Salsano Rrapi. Që prej 2013 autorët e “RIKOSHET” janë Florjan Binaj dhe Indrit Topi.

Ky emision humoristik-satirik bazohet tërësisht në improvizim batutash nga personazhe të krijuara nga Florjan Binaj nëpërmjet lidhjes telefonike dhe efekte pafund audio nga Indrit Topi, në bashkëveprim me prezantuesin Adi Pojana dhe aktorin Salsano Rapi.

“RIKOSHET” është një emision bazuar në mënyrë interaktive me publikun i cili bëhet pjesë aktive e këtij programi duke dërguar sms të cilat janë rekord për një format të tillë dhe për kohëzgjatjen e emisionit.

Në vitin 2008, emisioni “RIKOSHET” fitoi cmimin “EMISIONI ME I MIRE RADIOFONIK I VITIT” dhe që atëherë vazhdon të jetë emisioni radiofonik më i ndjekur dhe i dëgjuar në të gjitha sondazhet e bëra nga kompanitë e sondazheve mediatike.

“RIKOSHET” trajton problematikat sociale dhe temat e nxehta politiko-shoqërore të kthyera me kujdes në humor nëpërmjet personazheve të shumtë që marrin në telefon (telefonata komike) si qytetarë të thjeshtë për të dhënë mendimin e tyre lidhur me temen e caktuar për emisionin e javës.
Një nga risitë e këtij programi radiofonik janë dhe spotet radiofonike (Jingles enkas për “RIKOSHET”) të cilat në shumicën e rasteve bëhen “live” gjatë transmetimit.

Emisioni zgjat 2 orë dhe transmetohet në Top Albania Radio çdo të mërkure ora 18:00-20:00 ndërsa gjatë sezonit të verës transmetohet çdo te premte ora 10:00-12:00 si një prej shoqëruesve absolut të udhëtimeve drejt pushimeve të fundjavës.