Rajoni

Greqi, Lefkada përfshihet nga zjarret

Rikthehen zjarret në Greqi. Mesditën e sotme flakët kanë përfshirë zonën pyjore të Kalamistit në ishullin e Lefkadës, destinacion turistik mjaft i vizituar. Autoritetet thonë se zjarri po përhapet me shpejtësi dhe frika është e madhe. Për të shuar flakët janë angazhuar në terren 12 mjete zjarrfikësë e dy avionë ujëmbajtës.