Rikthehet dhuna në Hong-Kong

Rikthehet dhuna në Hong Kong ku prej 6 muajsh vijojnë protestat pro-demokracisë. Policia shpërndau gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Shumë dyqane u mbyllën e disa persona u arrestuan. Autoritetet flasin për “Protestues radikalë që rrezikuan jetën e qytetarëve duke hedhur bombula gazi, si dhe shkaktuan dëme të shumta e bllokuan trafikun”. Protetat nisën kundër ligjit të ekstradimeve në Kinë, i cili u tërhoq. Më pas u zgjeruan me të tjera kërkesa, përfshirë dorëheqjen e guvernatores Lam, zgjedhje të parakohshme, hetim të dhunës policore e lirim të të arrestuarve.