Showbiz

Rikthehet Elvana Gjata, këtë herë me një mesazh të fuqishëm

Këngëtarja e dashur e publikut Elvana Gjata që pas përfundimit të festivalit të 58-të të RTSH-së ka marrë një periudhë pushimi nga muzika si dhe nga rrjetet sociale.

Por, ajo ka vendosur të rikthehet dhe vetëm pak orë më parë ka postuar një seri fotosh në rrjetin social Instagram ku dhe ka dhënë një mesazh të fuqishëm.

Artisja u shfaq me një look të viteve ’90 dhe mban disa pankarta në duar ku shkruhet “Vajzat!”, “Askush nuk mund t’ju mbyllë gojën” të shoqëruara me diçiturën “Kur edukojmë vajzat, kemi edukuar një komb”.

Duket se Elvana është solidarizuar me lëvizjen për të drejtat e grave dhe dhunës e ngacmimeve seksuale ndaj tyre. Ende nuk dihen nëse këto pamje të reja në Instagramin e saj lidhen me ndonjë projekt të ri muzikor.