Bota

Rikthehet i ftohti dhe bora në Evropën Lindore, 3 viktima në Itali

Edhe në lindjen e kontinentit evropian është rikthyer i ftohti dhe reshjet e borës. Disa zona në Itali, Greqi dhe Turqi janë goditur nga një sistem presioni i ulët që gjatë të dielës do të sjellë reshje bore të konsiderueshme. Ndërkaq në Itali janë regjistruar deri më tani 3 viktima si pasojë e aksidenteve të lidhura me motin. Meteorologët kanë folur edhe për erëra të forta nga Kroacia e në jug të saj që pritet të shkaktojnë jo pak probleme. Edhe në Maqedoninë e Veriut situata do të jetë e njëjtë.