#thuajmepepsi Showbiz

Rikthehet #thuajemepepsi, çfarë surprizash rezervon sezoni i 4-t?!

Stina e nxehtë e verës nuk do të kishte kuptim në Top Albania Radio pa emisionin më energjik të saj, #thuajemepepsi.

Emisioni që sjell radion në formën e saj më të mirë starton sot, sezonin e 4-t me shumë surpriza dhe risi.

Si asnjëherë tjetër nuk do të mungojnë të ftuarit special, lojrat, forumet dhe quiz-et ku fitohen dhurata fanstastike.

Këtë sezon #thuajemepepsi vjen çdo të hënë, të martë e të mërkurë në orën 19:00, çdo herë me një tematikë të caktuar ku të gjithë dëgjuesit e TAR mund të bëhen pjesë fare thjeshtë me anë të një telefonate në numrin: +35542247299.

Ndryshe nga sezonet e kaluara këtë herë nuk do të kemi 1 por 3 prezantues. Ardit Murataj i cili hap zyrtarisht sezonin ditën e sotme, Sara Milën të cilën do ta dëgjoni ditën e martë si dhe të mërkurën me Dojna Memën me të cilën jeni argëtuar pa fund gjatë 3 sezoneve të kaluara.

Nga sot mos ngurroni të ngrini zërin e radios në maksimum pasi ju presin momente të vërteta argëtimi, muzikë të përzgjedhur dhe surpriza që do të zbulohen në orën 19:00!