Showbiz

Rikthimi i bujshëm i Florit dhe 2Po2

Eshtë një dyshe që gjithmonë ka shkëlqyer me projektet e tyre muzikore dhe një tjetër bombë pritet të hidhet në treg nga Flori Mumajesi dhe 2PO2.

Pas muajsh speklulime, më në fund dyshja ka konfirmuar së shumë shpejt do të vinë me një projekt të përbashkët muzikor.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij të Instagramit, kantautori Mumajesi ka shpjeguar se projekti sapo ka dalë nga “furra”.

Bashkëpunimi, i cili është i treti për dyshen e talentuar, do të titullohet “Gone Girl” dhe do të publikohet sonte në  mbrëmje.