Aktualitet Sport

Rindërtimi pas tërmetit, Italia fiton përballjen e “Legjendave”

Italia është fituesja e turneut të bamirësisë të zhvilluar në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”. Nën moton “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 e yjeve të Italisë, Greqisë dhe Turqisë, finalja e madhe iu rezervua Italisë me Greqinë, përballje që u mbyll me rezultatin1-0. Ndërkaq Shqipëria u eliminua në gjysmëfinalen e parë nga Italia me penallti, ndërsa Greqia mposhti Turqinë falë një goli të Karagunis. Për këtë takim janë shitur rreth 6 mijë e 100 bileta, nga rreth 22 mijë që ishin në dispozicion.  Të ardhurat nga përballja e legjendave do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit.