Showbiz

Rinis jeta në Wuhan, por vendi rrezikon një valë të dytë infektimi

Wuhan, vendi që kishte zanafillën e pandemisë së Koronavirusit është rihapur pas 2 muajsh izolimi. Qyteti i provincës Hubei me 11 milionë banorë doli nga karantina në të cilën hyri në muajin janar.

Jeta në këtë vend po rinis me hapa të shpejtë ndërkohë që turma njerëzish u panë në metronë e tij pas lehtësimit të rregullave të lëvizjes. Javën e ardhshme do të rihapen edhe qendrat tregtare megjithëse tani njerëzit lejohen të hyjnë dhe jo të dalin nga vendi.

Vendi që shënon më shumë të shëruar sesa të prekur të rinj rrezikon një valë të dytë infektimesh të ashtëquajtura ‘të importuara’. Dhjetra raste të reja infektimesh janë raportuar në Kinë nga udhëtarë që vinin jashtë kufinjve. Me një problem të ngjashëm po përballet edhe Koreja e Jugut.