Aktualitet

Rinovimi i dokumenteve të identitetit, zyrat hapen edhe të shtunën

Ministria e Brendshme informon se zyrat e aplikimit për karta ID janë të hapura edhe këtë të shtunë në Tiranë. Për shkak të fluksit, hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Ajo gjithashtu  u bëri thirrje qytetarëve, të verifikojnë skadencën e kartës ID dhe të mos e lënë për ditën e fundit aplikimin!