Showbiz

Rita Ora fotografohet me të dashurin e saj gjatë pushimeve në Ibiza

Rita Ora nuk e mban me sekrete lidhjen e saj me Roman Gavras dhe kjo duket qartë nga daljet e tyre publike kohët e fundit pas izolimit social.

Dyshja janë fotografuar së fundmi gjatë pushimeve të tyre në Ibiza dhe po t’i hidhni një sy pamjeve duket qartë se ata po ja kalojnë më së miri.

Çifti simpatik ndodheshin në bregdetin e mesdheut me një grup miqsh dhe në momentin e fotografimit po argëtoheshin në jaht pas hedhjes në det.