Showbiz

Rita Ora fotografohet për herë të parë në publik me të dashurin 10 vite më të madh

Rita Ora është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme me famë botërore.

Shqiptarja ka qenë gjithmonë në fokus të mediave, së fundmi për shkak të lidhjes së re të dashurisë.

Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të 29-vjeçares me partnerin 39-vjeçar, Roman Gavras. Çifti po ktheheshin në shtëpi pas festës së mikeshës së Ritës, Anda Vlasaku, e cila festonte 30-vjetorin e lindjes.

Rita shfaqet e veshur me një stil të veçantë të viteve të ’70, kombinuar me xhinse të gjera dhe një këmishë ekstravagante.