Sport

Ronaldo, tjetër rekord, shënuesi më i mirë në kualifikuese

Cristiano Ronaldo vijon në rrugën e rekordeve. Këtë radhë, sulmuesi portugez bëhet shënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve kontinentale. Gjithçka ndodhi në sfidën e së martës mes Lituanisë dhe Portugalisë me skuadrën kampione në fuqi të Evropës që fitoi 5-1, me 4 gola të yllit të saj. Me golat e shënuar ndaj Lituanisë, Cristiano Ronaldo arriti në kuotën e 25 golave, duke iu shkëputur Robbie Keane që është ndalur në 23 gola.