#thuajmepepsi Showbiz

Ronela Hajati dhe Jonida Vokshi mbyllin episodin e fundit të #thuajemepepsi, ja çfarë zbuluan vajzat në emision…

Rrugëtimit të sezonit të 2-të të #thuajemepepsi fatkeqësisht i erdhi fundi dhe për ta mbyllur ashtu siç i ka hije një emisioni të tillë, sollëm në studio zërat e dy vajzave çapkëne të ekranit shqiptar.

Ronela Hajati dhe Jonida Vokshi u bënë pjesë e episodit të 28-të dhe të fundit nëpërmjet 2 lidhjeve telefonike. Për të gjithë fansat e tyre dhe dëgjuesit e programit ato zbuluan disa detaje nga jeta personale dhe profesionale.

Këngëtarja e famshme tregoi se momentalisht është e angazhuar me një projekt të ri muzikor i cili pritet të ketë shumë sukses. Ronela u shpreh se kjo prurje është ‘solo’ dhe e punuar me shumë dashuri. Për shkak se temperaturat dalëngadalë do të ngrihen, ajo do të sjellë një këngë ritmike dhe është shumë e emocionuar për këtë fakt.

Nga ana tjetër, Jonida gjatë emisionit ndau me ne eksperiencën e puthjes së saj të parë. Ndryshe nga shumica e njerëzve për moderatoren e famshme, puthja e parë nuk ka qenë aspak e sikletshme. Ajo shtoi se ishte një moment spontan pasi këtë gjë e kishte pritur gjatë gjithë takimit. Për Jonidën puthja e parë ishte si në përralla, e bukur dhe shumë romantike.

Sa i përket programit tonë, pas 28 episodesh me po aq të ftuar, lojra dhe telefonata nga dëgjuesit tanë, ka ardhur koha të mbyllim një tjetër sezon të suksesshëm. Të gjithë fanatikët e emisionit kanë mundësinë të ridëgjojnë dhe rishikojnë momentet më të bukura të tij.

Podcast-et e të gjitha episodeve, fotot dhe lajmet i gjeni në faqen tonë zyrtare: topalbaniaradio.com. Fundi është vetëm një fillim i ri pasi #thuajemepepsi rikthehet sërish në qershor.