Showbiz

Ronela Hajati zbulon detaje të emrit të saj, kush ja ka vendosur, çfarë kuptimi mbart

Këngëtarja e famshme Ronela Hajati së fundmi ka vendosur të ndajë disa detaje personale nga jeta e saj dhe ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e publikut është shpjegimi i emrit të saj.

Nëpërmjet pyetjeve në historinë e Instagram-it Ronela ka treguar se emrin ja ka vendosur babai i saj dhe kuptimi është “rron Ela”.

Ajo ka shpjeguar me emocion se ndoshta asokohe ajo ka qenë një ndër të vetmet me një emër me kuptim kaq të veçantë.