Showbiz

Ronela Hajati zbulon se çfarë do të donte të ndryshonte në fizikun e saj

Këngëtarja e famshme Ronela Hajati momentalisht po shijon suksesin e këngës së saj më të re “Maje Men” e cila për këtë javë renditet në vendin e 95-të të klasifikimit të muzikës moderne shqiptare.

Ajo ka qenë e ftuar sërish në emisionin “Pop Culture” në Top Channel ku ka folur për realizimin e tij si edhe për faktin që pas punës së saj të lodhshme u zhvendos në Santorini për disa ditë pushime.

Ronela është një ndër vajzat më bukuroshe të showbiz-t shqiptar për të cilën thuajse nuk ka kritika sa i përket pamjes së jashtme megjithatë, vetë ajo do të donte të ndryshonte diçka.

Këngëtarja zbuloi se sa i përket formave trupore ajo mundohet shumë të ushtrohet në palestër por në fytyrë vëren se hunda po i merr një formë të çuditshme megjithëse nuk është aspak gati për një ndërhyrje.