Aktualitet

Rovena Gashi kërkon kthimin si prokurore, caktohet trupa gjykuese në KPA

Caktohet trupa gjykuese në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që do të shqyrtojë ankimimin e Rovena e Gashit për shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shorti i hedhur ditën e sotme në KPA ka përzgjedhur si trupë gjykuese, Albana Shtyllën kryesuese, relator Luan Dacin dhe anëtarë Ardian Hajdarin, Rezarta Schuetz, e Sokol Çomon. Sipas KPK-së, ish- prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikon pasurinë.