Showbiz

Rozana Radi, më në fund flet hapur: Ju nuk jeni as artistë e as të vërtetë

Ajo njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, e cila preferon t’i thotë gjerat e hapur dhe këtë gjë ka bërë përsëri së fundmi.

Këngëtarja ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke folur hapur për kolegët e saj këngëtarë, duke ju thënë se ju nuk jeni as artistë dhe as të vërtetë.

“Dëgjoj këngëtarë nëpër intervista televizive që thonë:  “Njerëzit kanë nevojë për muzikën tonë. Atë të vërtetën! Dhe lindin pyetjet!!!! Po mirë ti që na bën muzikë të vërtet pse nuk mbush një sallë me 10 veta? Ti që bën muzikë të vërtëtë pse nuk ke një këngë që ta kesh patur hit në një vit të caktuar. Artistët e vërtetë çfarëdolloj kënge të këndojnë edhe pas 4 dekadash i kanë plot sallat. Hapini sytë vërdallë se këndojnë akoma. Po ju që fshiheni pas frazave të kësaj natyre nuk jeni as artistë e as të vërtetë. E thashë se plasa….”, përfundon aktorja.