Rajoni

Rradhët e gjata në Kakavijë, reagon Ambasada Greke

Ambasada e Greqisë në Shqipëri reagon për situatën e krijuar me radhët e gjata të kalimit të emigrantëve. Karantinimi 7-ditor do të futet në fuqi nga data 17 deri në 31 gusht. Ndërkohë në Kakavijë do të lejohen maksimalisht 750 persona të kalojnë në ditë, ndërsa në Kapshticë vetëm 300 me orar të reduktuar si dhe duke bër tamponin. Edhe pse lëvizja ka filluar në doganë, ajo është shumë e ngadaltë, kur nga ana tjetër radha kilometrike vazhdon për 3 ditë me radhë.