Bota

Rrëzohet një avion ushtarak në Serbi

Mediat serbe raportojnë se një avion ushtarak është rrëzuar në oborrin e një banese në afërsi të Loznicës, në fshatin Brasina, në Serbi. Ndërkohë, në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njofton se avioni është një “Mig-21”.

Në vendngjarje kanë shkuar grupet e kërkim-shpëtimit të Forcave Ajrore. Prej aksidentit kanë vdekur të dy pilotët kurse një person ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për pronarin e shtëpisë ku ka rënë avioni, dhe që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Milan Mojsilovic dhe Komandanti i Forcës Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore Gjeneral Majori Dusko Zarkovic kanë formuar komisione për të hetuar shkakun e rrëzimit të avionit në të cilin vdiqën dy pilotë.