Bota

Rritet tensioni, Koreja e Veriut: Pence është idiot

Duket se po shkon drejt dështimit takimi i Presidentit Amerikan me udhëheqësin koreano-verior, i planifikuar për më 12 Qershor, në Singapor. Tensionet janë gjithnjë e më të pranishme. Një zyrtare e lartë e Koresë së Veriut tha se zv.Presidenti Amerikan, Mike Pence “është idiot”, ndërsa kërcënoi me një demonstrim të mundshëm bërthamor nëse diplomacia dështon. Choe Son-hui deklaroi se “Peniani nuk lutet për dialog me Amerikën dhe as përpiqet të bindë Uashingtonin të marrë pjesë në bisedime”.