Rudina Meneri

Lindur më 10.06.1984 në Tiranë . Studimet e mesme i ka kryer në gjimnazin “Partizani” dhe është diplomuar në Universitetin Filologjik dega Gazetari. Masterin e ka kryer për Marrëdhënie Ndërkombëtare Diplomaci. Puna në Top Media ka nisur në vitin 2001 ku fillimisht nisi me klasifikime të ndryshme muzikore dhe me programin Radio- Televiziv “Good Morning Albania” si moderatore prej shtatë vitesh. Aktivitetet e saj brenda kompanisë “Top Media” kanë qënë edhe formate të tjera Radiofonike dhe Televizive si: gazetare Investigative në emisionin “Fiks Fare” dhe si moderatore në “Top Albania Radio” në emisionin “Një këngë për ty”. Gjithashtu dhe zëri zyrtar i kanalit “Super Sport” në “Digitalb”.