Bota

Rusia akuzon SHBA-në për nxitje të tensioneve ushtarake

Rusia akuzon Shtetet e Bashkuara për nxitje të tensioneve ushtarake pas testimit të raketës së parë, prej kohës së largimit nga Traktati për Armët Bërthamore, në shkurt të këtij viti. I firmosur mes tyre në ‘87-ën, dokumenti ndalonte testimin  e raketave tokësore e balistike me rreze nga 500 deri në 5 mijë e 500 kilometra. Zv.Ministri i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov tha se “Moska nuk do të reagojë ndaj provokimeve”. Testi amerikan i kryer në Kaliforni, u njoftua dje nga Pentagoni.