Bota

Rusia voton, sot zgjedhjet presidenciale

Në Rusi janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale. Nuk ka dyshime se fituesi absolut do të jetë Vladimir Putin, që e ka të padiskutueshëm mandatin e 4-rt. Aneksimi i Krimesë e rriti ndjeshëm popullaritetin e tij. Ndërkaq, tensionet e Moskës me Perëndimin u shfrytëzuan nga propaganda e Kremlinit për t’i afruar edhe më shumë rusët me presidentin. Putin ka përballë 7 kandidatë, ndërsa pushteti shpreson që pjesëmarrja të jetë 70%.