Aktualitet

Basha dhe Salianji sot në Prokurori për “Babalen” dhe “Xhiselën”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji, ndodhet në Prokurorinë për Krime të Rënda për të dëshmuar në lidhje me hetimet për dosjen “Babalja”. Ai është në hetim për kallëzim të rremë. Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti. Ky i fundit ka deklaruar se imitoi zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.

Ndërkaq edhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të dëshmojë sot në prokurori. Ai është thirrur si person në hetim për shpërdorim detyre, shpifje dhe fyerje në kallëzimin e bërë nga Taulant Balla për rastin e ish-oficerit Emiljano Nuhu. Opozita e akuzoi Ballën se është përpjekur të mbyllë çështjen në Komisariatin e Fushë Krujës çështjen e dhunës për të cilën akuzohet djalit i deputeti socialist Rrahman Rraja.