Aktualitet

Salianji, pas dëshmisë:”Prokurorët ishin të qartë në lidhje me çështjen”

Deputeti i PD, Ervin Salianji ishte sot në Prokurori me cilësinë e të akuzuarit për “kallzim të rremë”. Ai u mor në pyetje për audio-përgjimin e pretenduar “Xhafaj-Babalja”. Jashtë dyerve të prokurorisë Salianji u shpreh se rrjedha e hetimit ka ndryshuar, por thelbi mbetet i njëjtë: “Prokurorët ishin të qartë në lidhje me çështjen. Nuk ka asnjë dilemë”. Sipas tij qeveria është e inkriminuar në trafiqe:“Sot jam person nën hetim për shkak të kallëzimit të Agron Xhafajt. Vetë Agroni kurrë nuk ka ardhur këtu si unë, vetëm erdhi për të kallëzuar”, -shtoi Salianji.