Salvini: Presidenti Italian duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, jo më nga Parlamenti

Lideri i Ligës së Veriut, Matteo Salvini deklaroi se presidenti Italian duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, jo më nga Parlamenti. Si afat të mundshëm, Salvini sheh vitin 2029. Muajin e kaluar, përpjekja e tij për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme dështoi. Kjo pasi ish aleatët e Lëvizjes “5 Yjet” ranë dakord për një pakt me Partinë Demokratike për të formuar një qeveri të dytë nën mbikqyrjen e Giuseppe Conte-s.