Showbiz

Sandra Bullock zbulon arsyen përse vendosi të aktronte në “Brid Box”

Ditën e kaluar u mbajt në Los Angeles ceremonia e ndarjes së çmimeve të filmit të “MTV” dhe qendra e saj u bë Sandra Bullock.

Aktorja pranoi çmimin për performancën më të frikshme në “Brid Box” dhe fjalimi i saj emocionues po bën xhiron e rrjetit.

54-vjeçarja zbuloi se pranoi të aktronte në këtë film vetëm për hir të fëmijëve të saj të cilët prej kohësh i kanë kërkuar që ajo të bëjë një film për ta.

“Sapo u njoha me ‘Bird Box’ pranova menjëherë vetëm për fëmijët e mi. Nuk ka asgjë që unë nuk do të bëja për ta” ,-tha ajo plot emocion.

Edhe pse Bullock nuk do t’i lejojë të vegjlit e saj ta shohin filmin derisa të mbushin 21-vjeç, kjo eksperiencë ishte tepër e veçantë për të.