Showbiz

Sekreti i ruajtur me keq në Hollywood, rikthimi i “Dirty Dancing”

Konfirmohet më në fund ajo çfarë përflitej prej kohësh, një realizim i ri i filmit të njohur “Dirty Dancing” që ka gozhduar mijëra persona para ekranit e shumë të tjerë që kanë ruajtur dhe rikrijuar me fanatizëm këcimin e famshëm të tij.

Ishte regjisori Jon Feltheimer ai i cili konfirmoi se “Drity Dancing” do të rikthehet pas 33-vjetësh duke u shprehur se realizimi i ri hollivudian do të jetë saktësisht po aq romantik sa i pari. Ai theksoi se industria është përpjekur ta mbajë të fshehtë këtë sekret duke dështuar në mënyrën më të keqe.

“Ky ka qenë një ndër sekretet të ruajtura më keq në Hollywood” -u shpreh Jeff në një deklaratë më median.

Kujtojmë se filmi i vitit 1987 kishte në rol kryesorë aktorët ikonikë Jennifer Grey dhe Patrick Swayze.