Aktualitet

Sekuestrohen mijëra euro në Rinas; nuk u deklaruan

Policia Kufitare e Rinasit sekuestroi 31 mijë e 400 euro në total dhe procedoi dy poseduesit. Bëhet fjalë për një shtetas nga mali i Zi me banim në Austri dhe një turk që vinte nga Stambolli drejt Tiranës. Të dy personat kishin përkatësisht me vete 18 mijë e 500 dhe 12 mijë e 900 euro.