Showbiz

Selena e lumtur dhe me një look të ri pas ndarjes nga Justin

Selena Gomez dhe Justin Bieber dukeshin në momentet e tyra më të mira të marrëdhënies në momentin kur vendosën t’i japin sërish fund.

Thuhet se ata ende vazhdojnë të jenë të dashuruar por mamaja e këngëtares nuk ishte aspak dakort për ribashkimin e tyre e për këtë arsye kanë marrë një periudhë pushimi larg njëri-tjetrit.

Ditët e fundit 24-vjeçarja ka ndryshuar edhe look-un e saj duke prerë flokët dhe nga fotot e shkrepura nga paparacët ajo dukej mjaft e lumtur.

Dy ditë më parë ajo është shfaqur e buzëqeshur teksa po hynte në kishë me mikeshat e saj ndërsa vetëm pak orë më parë po shijonte një xhiro me biçikletë duke mos e vrarë aspak mendjen se Justin Bieber është duke vuajtur.