Showbiz

Selma Blair zbulon betejën e saj me sklerozën e shumëfishtë

Aktorja e famshme hollivdiane edhe një herë tjetër është e treguar e hapur për të folur rreth sëmundjes së saj të sklerozës me të cilën u diagnostikua vitin e kaluar.

Pak pas lindjes së djalit, 47-vjeçarja u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë ndërkohë që gjendja e saj momentalisht është duke u përkeqësuar.

Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, ylli i “Cruel Intentions” u shpreh se do të donte të bëhej pak më mirë aq sa të mund të kalëronte edhe një herë.

Selma tashmë shoqërohet gjithmonë nga trajneri i saj i cili e ndihmon që të ecë dhe ka probleme me të folurën.