Bota

Senati amerikan kërkon sanksione për Turqinë

Senatorë republikanë e demokratë po i kërkojnë presidentit Donald Trump t’i vendosë sanksione Turqisë, pasi bleu sisteme raketore ruse. Sipas tyre: “Trump duhet të zbatojë një ligj, që parashikon sanksione për shtetet të cilat bëjnë biznes me ushtrinë e Rusisë”. Shtetet e Bashkuara vendosën të mos e përfshijnë Turqinë në programin e furnizimit me avionë ushtarakë amerikanë F-35.