Bota

Sërish tensione mes SHBA-së dhe Kinës, shkak Tajvani

Pekini kërcënon me sanksione ndaj kompanive amerikane që i shesin armë Tajvanit. Kjo pasi Uashingtoni miratoi shitjen e mundshme të tankeve, raketave e pajisjeve të tjera, në vlerë 2.2 miliardë dollarë. Sipas Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, shitja e tyre dëmton sovranitetin e Kinës, si dhe ndikon në sigurinë kombëtare të vendit aziatik, që e konsideron Tajvanin, pjesë të tij.