Bota

Sërish tërmet në Lombok

Toka dridhet sërish në Lombok. Dy javë nga tërmeti shkatërrimtar që shkaktoi 460 viktima, një tjetër lëkundje me magnitudë 6.3 goditi zonën tashmë të shkatërruar në ishullin indonezian. Epiqendra ishte në thellësinë 7 km dhe për momentin nuk njoftohen dëme të reja.