Lifestyle

S’është më tabu! Tatuazhe identike mes fëmijëve dhe prindërve

Tatuazhet në shumë raste kanë qenë shkaku i nisjes së një sherri mes prindërve dhe fëmijëve, për shkak se shumë persona e mendojnë akoma tabu realizimin e tij.

Por në fotot e mëposhtme kjo tabu është thyer, pasi prindërit dhe fëmijët kanë realizuar të njëjtin tatuazh në trup, duke sjellë një pamje  shumë të lezetshme.

Nënat, baballarët, vajzat e djemtë kanë vendosur të tregojnë  dashurinë e tyre për njëri-tjetrin përmes tatuazheve identike.

Një elefant shumëngjyrësh nuk duket shumë bukur në këmbën e një të rrituri, por kur është identike me tatuazhin në këmben e djalit tregon ëmbëlsi.