Sport

Mbyllet sfida Bylis-Tirana, starton ndeshja e dytë gjysmëfinale

Prej 15 minutash po luhet në Elbasan Arena ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Kukësit dhe Teutës. Ndërkaq, më herët u zhvillua në stadiumin “Adush Muça” përballja mes Bylisit dhe Tiranës, ndeshje që u fitua nga fierakët 2-1. Gjithsesi pavarësisht këtij rezultati, çështja e kualifikimit për në finalen e Kupës mbetet ende e hapur për shkak të golit të shënuar në fushë kundërshtare nga bardheblutë. Të dyja ndeshjet janë pjesë e paketës së Digitalb.