Lajmet e fundit Sport

Sfida Prishtina – Gjilani nuk do të luhet në stadiumin e rinovuar Fadil Vokrri

Federata Kosovare e Futbollit njoftoi se ndeshja e parë e kampionatit Prishtina – Gjilani nuk do të luhet në stadiumin e rinovuar Fadil Vokrri pasi nuk është pranuar nga Ministria e Sportit. Federata njoftoi se sfida pritet të luhet në një stadium tjetër, por kjo është hedhur poshtë nga klubi i Prishtinës. Ende nuk dihet se ku dhe kur do të zhvillohet takimi Prishtina-Gjilani.