Sport

Sfida Teuta-Granada përfundon me këtë rezultat

Në stadiumin “Air Albania” ka nisur në këto momente sfida mes Kukësit dhe Volfsburgut, një ndeshje direkte që vendos kualifikimin për raundin e dytë të Europa League-s. Kjo përballje pritet të jetë shumë sfiduese pasi gjermanët njihen si ekip i fortë në Evropë, por edhe verilindorët pretendojnë të diferencohen duke marrë fitore. Më herët Teuta e humbi ndeshjen me spanjollët e Granadas me rezultatin e thellë 0-4, ndërsa vijon në pjesën e dytë në Elbasan Arena ndeshja mes Laçit dhe izraelitëve të Hapoel Ber Shivës. Të gjitha sfidat e skuadrave shqiptare në Europa League transmetohen në platformën Digitalb.