Showbiz

Sharon Stone e prekur nga gjesti i 30 mjekëve dhe infermierëve në ndihmë të Italisë: “Faleminderit nga zemra Shqipëri”

Duket se vendimi i qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në ndihmë të Italisë ka marrë një vëmendje të veçantë jo vetëm nga vendi fqinj por edhe nga media dhe personazhe të njohur të botës.

Një ndër to është edhe aktorja e famshme Sharon Stone e cila e vlerëson këtë nismë të Shqipërisë. Me anë të një postimi në Insta Story ajo ka falenderuar përzemërsisht Shqipërinë për ndihmën që i ktheu Italisë.

“30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmonte. Sot Shqipëria dërgon mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit nga zemra Shqipëri’ -shkruan ajo duke shpërndarë foton me anijen ku ndodheshin mijëra emigrantë shqiptarë pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1997.