Bota

SHBA dështon në OKB, s’rinovon dot embargon e armëve ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara nuk arritën të sigurojnë në OKB zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kritikoi Këshillin e Sigurimit që nuk përmbushi mandatin e tij për të ruajtur paqen e sigurinë ndërkombëtare. Vetëm SHBA dhe Republika Domenikane votuan pro rezolutës. Rusia dhe Kina votuan kundër, ndërsa 11 anëtarë të tjerë abstenuan. Rezoluta kërkonte të paktën nëntë vota pro.