Bota

SHBA-ja rrëzon një avion pa pilot iranian në Ngushticën e Hormuzit

Marina amerikane qëlloi një avion pa pilot iranian, në Ngushticën e Hormuzit. Sipas Presidentit Donald Trump, mjeti fluturues përbënte kërcënim në zonë dhe u shpërfillën thirrjet e shumta ku i kërkohej largimi. Për shefin e Shtëpisë së Bardhë: “Ky përbën provokimin e fundit nga ana e Iranit, kundër anijeve që lundrojnë në ujërat ndërkombëtare”.