Bota

SHBA paralajmërojnë sanksione për vendet që importojnë naftë nga Irani

Administrata amerikane e Donald Trump njoftoi se do të vendosë sanksione të rënda ndaj kujtdo vendi që do të vazhdojë të importojë naftë nga Irani. Shtëpia e Bardhë thotë në një deklaratë se presidenti Trump “ka vendosur të mos rinovojë” lëshimet apo heqjen dorë nga sanksionet kundër vendeve që importojnë naftë prej Republikës Islamike, e cila skadon më 2 maj.