Bota

SHBA, sanksione kundër bankës kombëtare të Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin sanksione ndaj Bankës Qendrore të Iranit. Lajmi u konfirmua  nga  presidenti, Donald Trump , gati një javë pas një sulmi në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, për të cilin SHBA fajëson Teheranin. I pyetur për mundësinë e përgjigjjes ushtarake ndaj Iranit, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të përgatitura dhe se sulmi është gjithmonë i mundshëm.