Bota

SHBA, ultimatum Turqisë: Jo armë ruse, blini raketat amerikane!

Shtetet e Bashkuara u dhanë ultimatum Turqisë: Nëse blen sistemin rus të raketave S- 400, atëherë Uashingtoni do të vendosë sanksione kundër saj.Ankaraja kërkon të mbrojë hapësirën e vet ajrore me një sistem rus raketash, ndërsa Uashingtoni pretendon që si vend partner i NATO-s, Turqia të blejë sistemin amerikan të mbrojtjes, Patriot. Ankaraja ka dy javë kohë për të hequr dorë nga blerja e raketave ajrore ruse, përndryshe do të përballet me masa te ashpra.