Bota

SHBA, vendi me më shumë të infektuar në botë nga COVID-19

Numri i të infektuarve dhe rasteve të vdekjes është rritur nga dita në ditë me hapa gjigandë në SHBA, duke bërë qe vendi të tejkalojë Kinën dhe Italinë. Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri COVID-19 ka tejkaluar shifrën 100 mijë, ndërsa 1.535 persona kanë humbur jetën. Epiqendra e koronavirusit në SHBA është shteti New York ku janë regjistruar 44.810 të infektuar dhe 519 raste vdekjeje. Pas New York vijon shteti New Jersey me 8.825 raste dhe Kalifornia me 4.459 raste të të infektuarve.