Bota

Shefi Ekzekutiv i “Tesla”-s Musk, sulmon shtypin

Shefi Ekzekutiv i “Tesla”-s, Elon Musk sulmoi ashpër shtypin përmes një serie mesazhesh në “Twitter”. Madje, ai bëri të ditur se planifikon të krijojë një faqe interneti, që të vlerësojë besueshmërinë e lajmeve dhe burimeve. Ideja duket e motivuar nga lajmet e fundit për “Tesla”-n. Kompania është bërë objekt i raportimeve investigative për kushtet e punës në fabrikë dhe shqetësimet lidhur me sistemin e frenimit të makinave të saj elektrike. Po ashtu, janë raportuar aksidente.