Bota

Shembet për 3 sekonda ndërtesa e Pablo Escobarit

Shkatërrohet fortesa luksoze e ish kapos së drogës kolumbiane Pablo Escobar, në Medelin. Autoritetet vendase kanë vendosur të ndërtojnë një park dedikur viktimave të narkotrafikut. Shkatërrimi i godinës 8 katëshe ndodhi në sy të 1600 personave, plot 25 vite nga vdekja e narkobosit. U deshën vetëm 3 sekonda që të shembet perandoria e ngritur nga kapoja i drogës kolumbiane. Për shkatërrimin e fortesës është përdorur 200 kg eksploziv. Ndërkaq, fëmijë, nipa të policëve, politikanë dhe gazetarë të cilët u vranë me urdhër të Escobarit ndoqën nga afër shembjen.

“Nuk bëhet fjalë për të shkatërruar një zyrë që është në rrënim e sipër dhe bie por për të ngritur një memorial për ata që duhet të jenë heronjtë tanë që nuk duhen harruar kurrë ” tha kryebashkiaku i Medelin, Federico Gutiérrez. 

Aty do të instalohet skulptura “Jeta e re” e artistit Rodrigo Arenas Betancourt, një lapidar në homazh të 46.612 viktimave të luftës së drogës në qytet.