Aktualitet

Shënohet viktima e 32 nga CoVid-19 në Shqipëri

Pas disa javësh pa vdekje për shkak të CoVid-19 në Shqipëri, ministria ka konfirmuar viktimën e 32-të. Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë. 64-vjeçarja vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit dhe nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.